Lajme

“Kurti po përballet me retorikën e tij populliste ka ushqyer në popull shumë iluzione“

01/30/2022 10:38
nga:Gazeta Blic

Njohësi i zhvillimeve politike, Agon Maliqi ka theksuar se kryeministri i vendit, Albin Kurti po përballet me retorikën e tij populliste ka ushqyer në popull shumë iluzione, raporton Gazeta Blic.

“Tash kur po përballet me realitetin dhe vështirësitë e qeverisjes së një vendi me parametrat zhvillimore të Kosovës, e sidomos me pengesat e theksuara në arenën ndërkombëtare, Kurti do ta paguajë faturën e dyfishtë, pra jo vetëm atë për gabimet, por edhe për shembjen e iluzioneve të ndërtuara”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Problemi me të cilin po përballet Kurti sot në thuajse çdo temë, buron nga fakti se kur ishte në opozitë, me retorikën e tij populliste ka ushqyer në popull shumë iluzione, qoftë për politikën e jashtme apo të brendshme, që i shërbyen mirë për të fituar mbështetje.

Tash kur po përballet me realitetin dhe vështirësitë e qeverisjes së një vendi me parametrat zhvillimore të Kosovës, e sidomos me pengesat e theksuara në arenën ndërkombëtare, Kurti do ta paguajë faturën e dyfishtë, pra jo vetëm atë për gabimet, por edhe për shembjen e iluzioneve të ndërtuara.

Ky do të duhej të ishte leksion jo vetëm për Kurtin por edhe për opozitën e sotme, e cila qysh prej zgjedhjeve lokale duket se e ka një momentum të mirëseardhur, ndërsa prej sot me gjasë edhe një pol të ri jashtë-parlamentar.