Lajme

“Kurti po i bën fajtorë qytetarët për rritjen e çmimeve sepse po e kritikojnë qeverinë”

10/26/2021 20:07
nga:Gazeta Blic

Anëtari i Partisë Socialdemokrate Zgjim Hyseni, ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në reagimin e tij po i bënë fajtorë qytetarët për ngritjen e çmimeve sepse po e kritikojnë qeverinë për këtë shkak.

Hyseni në Info Magazine në Klan Kosova Kurti po mundohet që të ristrukturojë ekonominë me anë të mekanizmave shtetërorë e që kjo sipas tij do të jetë dështim qysh në nisje.

“Kurti po ashtu në reagimin e tij thotë që përgjegjës dhe fajtorë për ngritjen e çmimeve janë edhe njerëzit që po kritikojnë qeverinë dhe që po ankohen për ngritjen e çmimeve sepse po shkaktonte panik”.

“Tash kushdo që e ka këtë qëllim dhe mundohet që nëpërmjet instrumenteve të shtetit do ta ristrukturojë ekonominë është një dështim qysh në nisje. Nëse ne ndikohemi aq shumë nga niveli global atëherë duhet edhe bashkëpunim global”.

Ai shtoi se i pari i qeverisë është treguar kontradiktor në planin e tij ekonomik.

“Neve na ka ardhur qeveria duke na thënë se përmes nocionit të sovranitetit dhe duke e përdorur atë në ekonomi, unë do t’u ulë pabarazitë që shumë shpesh pasojë e ndërlidhjes globale të ekonomisë”.

“Ky fakt na tregon që secili projekt i majtë që nocion bazik e ka sovranitetin ose më mirë të themi kufizimin në instrumentet që t’i jep shteti, kriza e parë do të tregojë që instrumentet e shtetit për ta sfiduar kapitalizmin global kanë me qenë të pamjaftueshme”.

Rritja e çmimeve në disa artikuj ka shkaktuar reagim të madh tek qytetarët e Kosovës.