Analisti politik, Imer Mushkolaj ka vazhduar me kritika ndaj kryeministrit të vendit, Albin Kurti, raporton Gazeta Blic.
Sipas tij, “Kurti po flet si analist dhe nuk po e dimë nëse e ka një plan se si t’i qaset situatës së krijuar në veri”.
Postimi i plotë:
Kryeministri po thotë se serbët në veri nuk i kanë problem vendimet e qeverisë për targat, por nga ata që e kanë problem ligjin.
Sipas tij, atyre që po urdhërojnë braktisjen e institucioneve u pengon ligjshmëria dhe kushtetutshmëria, luftimi i kriminalitetit dhe i korrupsionit. Pajtohem.
Vetëm se Kurti po flet si analist dhe nuk po e dimë nëse e ka një plan se si t’i qaset situatës së krijuar në veri. Me analiza merren debatet televizive, qysh tha dje vetë Kurti, e qeveria duhet të veprojë.
Vazhdojnë dorëheqjet e serbëve, 18 largohen nga Ministria e Ekonomisë


