Lajme

Kurti: Pjesëmarrja e grave është kyç për zhvillimin shoqëror, angazhimi ynë për mbështetjen do të vazhdojë të rritet

01/13/2025 12:41
nga:G C

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së gruas në shoqëri, duke e konsideruar këtë një marrëdhënie ku gratë kontribuojnë në zhvillimin shoqëror dhe njëkohësisht përfitojnë nga ky zhvillim, raporton GazetaBlic.

Ai nënvizoi se gjatë qeverisjes së tij, përfaqësimi i grave në administratën shtetërore është rritur, duke arritur në 46%, ndërsa përfaqësimi në borde dhe institucione të pavarura është në nivelin më të lartë.

Kurti gjithashtu përmendi mbështetjen për gratë dhe vajzat në Iliridë dhe angazhimin për të rritur mbështetje në punësim, arsim, ndërmarrësi dhe shëndetësi.