Lajme

Kurti: Përmes programit të restaurimit po mbrojmë vlerat e trashëgimisë fetare

12/21/2023 10:33
nga:Genita C

Kryeministri i vendit, Albin Kurti bashku me Myftiun e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava dhe ministrin e Kulturës, Hajrulla Çeku, vizituan Xhaminë e Osman Efendisë dhe Tyrben e Mehmetit të Vjetër.

Kurti tha se monumente u restauruan si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve shtetërore, partnerëve ndërkombëtarë, BE dhe UNDP, dhe të Bashkësisë Islame të Kosovës.

Derisa theksoi se përmes programit të restaurimit çdo ditë po mbrojmë vlerat e trashëgimisë fetare dhe po i vëmë në shërbim të komunitetit, të secilit komunitet.

“Xhamia e Osman Efendisë, e vetmja e mbetur nga pesë xhamitë e ndërtuara në qytetin minerar të Artanës, dhe Tyrbja, gjenden rrëzë Kalasë, dhe plotësojnë mozaikun e pasur kulturor të kësaj zone.Të dy monumente u restauruan si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve shtetërore, partnerëve ndërkombëtarë, BE dhe UNDP, dhe të Bashkësisë Islame të Kosovës. Përmes programit të restaurimit çdo ditë po mbrojmë vlerat e trashëgimisë fetare dhe po i vëmë në shërbim të komunitetit, të secilit komunitet”, tha Kurti në Facebook.