Lajme

Kurti përkujton policin Enver Zymeri: Hero i ligjshmërisë dhe sovranitetit të Kosovës

07/26/2024 07:57
nga:Sh R

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka përkujtuar policin Enver Zymeri, i cili 13 vjet më parë u vra në pjesën veriore të Kosovës gjatë një aksioni.

Kurti në një postim të gjatë në Facebook shkruan se në përvjetorin e 13-të të rënies së tij, ajo për çka Enver Zymeri u vra, sovraniteti shtetëror dhe tërësia territoriale, sundimi i ligjit dhe rendi publik në veri të vendit, janë në një nivel krejt tjetër.