Lajme

Kurti përkujton masakrën e 14 majit: Serbia duhet të japë përgjegjësi për krimet e luftës

05/14/2025 16:07
nga:Genita C

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka përkujtuar sot 14 majin, ditën kur në vitin 1999 forcat serbe vranë mbi 120 civilë shqiptarë në Qyshk, Zahaq, Pavlan dhe Llabjan, raporton GazetaBlic.

Ai theksoi se forcat serbe, të maskuara dhe të armatosura, përdorën dhunë brutale ndaj civilëve, duke i dëbuar nga shtëpitë, plaçkitur pasuritë dhe shkatërruar dokumentet e tyre.

Kurti kritikoi drejtësinë për ngadalësinë në ndëshkimin e këtyre krimeve dhe kërkoi që Serbia, si shtet, të mbajë përgjegjësi për masakrat, dëbimet dhe shkatërrimet gjatë luftës.

“Krimet e luftës nuk harrohen. Populli ynë qëndron krenar dhe i pathyeshëm”, u shpreh Kurti, duke nderuar të rënët për liri.