Lajme

Kurti për zgjedhjet evropiane të 9 qershorit: Vendimtare për të ardhmen, sigurinë dhe prosperitetin e kontinentit

05/05/2024 20:22
nga:G B

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në Berlin njofton se ka qenë pjesë e konferencës së nivelit të lartë të Partisë së Socialistëve Evropianë dhe nga aty ka shprehur mbështetjen për kandidatët socialdemokratë Katarina Barley dhe Nicolas Schmit.

Kurti përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka thënë zgjedhjet evropiane të 9 qershorit, janë vendimtare për të ardhmen, sigurinë dhe prosperitetin në kontinentin tonë.

Kurti shtoi se “vota për ta, është e domosdoshme për mbrojtjen e vlerave e parimeve demokratike, të solidaritetit e të gjithëpërfshirjes, të të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit, të drejtësisë sociale e të pluralizmit politik”.

Sipas tij, këto vlera janë të kërcënuara çdo ditë e më shumë nga rrymat e djathta radikale.

Ndryshe, Albin Kurti së fundi u kritikua për përfshirjen direkte në zgjedhjet në Maqedonin Veriore duke e vlerësuar se ky implikim mund të ketë ndikim në raportet Kosovë-Maqedoni e Veriut dhe vetë marrëdhëniet ndër-shqiptare në rajon.