Lajme

Kurti për zgjedhjet e parakohshme: I bëjmë bashkë numrat me opozitën nëse duan!

03/21/2024 21:29
nga:Y I

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme për zgjedhje dhe tha se meqenëse opozita nuk i ka numrat për ta çuar vendin në zgjedhje, muund ta ndihmojnë opozitën.

A do të ketë zgjedhje para 4-vjetorit të qeverisjes suaj, u pyet Kurti në RTK.

“Kjo është e vetmja pyetje që ma bëtë sonte për për opozitën, ata duhet ta thonë fjalën e tyre unë nuk mund te shkoj në zgjedhje pa opozitën pra Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese nga viti 2020 ka treguar që për shpërndarje të Kuvendit duhen 2/3 dhe nuk ka mundësi tjetër që automatikisht të shkohet në zgjedhje, tha ai.

Ju e dini që si kanë numrat, i tha gazetarja Kurtit.

“Mund t’i bëjnë bashkë me neve, kjo është ofertë e imja”, u shpreh Kurti.

“Unë po them që po shkojmë në zgjedhje kur dëshiron opozita. Ne i ndihmojmë opozitës nëse dëshirojnë të shkojnë në zgjedhje”, tha ai.

Jeni aq gati, u pyet nga gazetarja.

Kurti ia kthesu, “po sigurisht, gjithmonë gati për zgjedhje”.