Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguan pas vdekjes së poetit shqiptar, Xhevdet Bajraj, raporton GazetaBlic.
Ai thotë se Bajraj do të rrojë gjithmonë, teksa e cilësoi si një yll që nuk do të shuhet kurrë.
POSTIMI I PLOTË:
Poeti më i madh i gjallë i Kosovës nuk rron më. Mbrëmë qielli i errët kishte një yll më shumë. Shkëlqimi midis nesh është xixa sipër nesh.
Teksa shkruaj me mall e dhembje, përkulem t’i lexoj titujt që qëndrojnë vertikalisht në bibliotekën time: Copa ime e qiellit, Vitet qe nuk e sollën pranverën, Lëngu i trëndafilave, Liria e tmerrit, Ca Kokrra Rrushi të Rahovecit, Vrasja e Mushkonjës, Kur qajnë hardhitë, Kafe me Nënën, Me Zemër në Qese Najloni, Burri që lozte me engjëj…
Xhevdet Bajraj do të rrojë gjithmonë, porsi një yll që nuk shuhet kurrë.


