Lajme

Kurti për telefonatën me Chollet: Plani europian është pranuar si bazë e mirë për bisedime

02/11/2023 17:02
nga:Y I

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar në Twitter për telefonatën që ka pasë mbrëmë me Këshilltarin Special amerikan, Derek Chollet.

Ai tha se në bisedën me të i ka thënë që planin e BE-së e ka pranuar si bazë të mirë për bisedime, derisa ka shtuar se Kosova është e përkushtuar për marrëdhënie të mira fqinjësore.

“Mbrëmjen e kaluar me Këshilltarin Special Derek Chollet u diskutua për rëndësinë e ecjes përpara në dialog bazuar në propozimin e BE-së, i pranuar si një bazë e mirë për bisedimet e mëtejshme. Si vendi më demokratik në rajon, Kosova është e përkushtuar për marrëdhënie të mira fqinjësore, si dhe integrim në BE dhe NATO”, ka shkruar Kurti.