Lajme

Kurti për qasjen ndaj mediave: Telefonin e kam me vete ndonëse nganjëherë s’përgjigjem

11/10/2021 20:34
nga:Gazeta Blic

Kryeministri Albin Kurti ka folur për qasjen jo të duhur të tij apo të Qeverisë që ai e udhëheq ndaj mediave të vendit tonë.

Kurti në një përgjigje të shkurtër në ATV tha se nganjëherë nuk përgjigjet ndaj mediave, ndonëse siç thotë ai, telefonin e ka gjithmonë me vete.

“Unë ndoshta s’jam i qasshëm por telefonin me vete e kam, ndonëse nganjëherë edhe s’përgjigjem”, tha shkurtimisht shefi i Qeverisë së Kosovës.

Ndryshe, që nga koha kur Albin Kurti është zgjedhur për herë të dytë kryeministër i vendit, është kritikuar shpeshherë për shkak të qasjes jo të duhur të tij dhe kabinetit qeveritar ndaj mediave për çështje të ndryshme.