Kryeministri i vendit, Albin Kurti është deklaruar në lidhje me takimin e 27 shkurtit në mes tij dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në Bruksel.
Kurti tha se ka pranuar parimin të cilin e kanë kërkuar ndërmjetësit e që është konfidencialiteti i bisedimeve.
Kryeministri Kurti tha se përbërjen tekstuale të propozimit franko-gjerman e ka ndarë me kryetarët e parive opozitare, por jo në Kuvend.
“Unë e kam pranuar parimin të cilin e kanë kërkuar ndërmjetësit e që është konfidecionaliteti i bisedimeve. Rrjedhimisht përbërjen tekstuale e kamë ndarë me kryetarët e partive opozitare e jo në Kuvend.Ndonëse besoj se pas shumë muajve pothuajse asgjë nuk ka ngelur e panjohur nga ai propozim, që paraqet bazën e mirë për diskutimet e mëtutjeshme që fillojnë të hënën që vjen. Tash nuk është produkt i negocimit propozimi, meqenëse më 18 gusht të vitit të kaluar është hapur tema e kornizës së përgjithshme të marrëveshjes pa pasur takime”, tha Kurti.
Ai tutje theksoi se pamë pasi pala tjetër s’ka qenë e interesua e as e gatshme për këtë.
“Tri javë pas atij takimi vjen propozimi.Pra s’është se ne kemi negociuar e është sjellë propozimi. Ka më shumë të bëjë me historinë më shumë se një dekade të dialogut të Brukselit. E s’është as produkt i kërkesave të palëve, pra që unë kam kërkuar diçka e është në atë propozim. Apo pala tjetër. Aleatët e Kosovës e kanë lansuar si një pako që përmban njohjen defakto”, përfundoi Kurti.
Deklarata e tij erdhi pas pyetjes nga deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi lidhur me takimin.


