Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar për përfundimin e ushtrimit fushor “Ujku Shigjetë”, i cili shënon përmbylljen e procesit të validimit të kapaciteteve të këmbësorisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës, raporton GazetaBlic.
Kurti u shpreh se ky është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të mbrojtjes kombëtare dhe sigurisë, duke theksuar se Kosova do të vazhdojë me objektivat e radhës për një vend më të sigurt.


