Lajme

Kurti për ‘Open Ballkan’: BE është fati i Kosovës, i mbështesim të gjitha iniciativat e saj

09/16/2021 14:06
nga:Q R

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas mbledhjës së përbashkët me Qeverinën e Maqedonisë së Veriut, duke e konsideruar këtë takim moment historik, ka deklaruar se sot kanë nënshkruar 11 marrëveshje, shkruan Gazeta Blic.

I pyetur për ‘Open Ballkan’, Kryeministri Kurti ka thënë se i mbështesin të gjitha iniciativat nga BE-ja.

“BE është fati ynë, andaj si Republikë e Kosovës i mbështesim të gjitha iniciativa të cilat janë nga BE”, ka deklaruar Kurti.

“Mbledhaj e sotme është momenti historik në bashkëpunimin midis Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, kemi nënshkruar 11 marrëveshje, të cilat janë për të mirën e dy vendeve”, ka thënë Kurti.

 

Zaev: Nuk kemi mendim të njëjtë me Kurtin për “Open Balkan”, por s’na pengon që të bashkëpunojmë