Lajme

Kurti për ministrat që kanë probleme me ligjin: Po bëjnë punë të mirë në Qeveri

03/30/2023 21:52
nga:Astrit Gashi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti foli sa i përket ministrave të tij të cilët kanë probleme me ligjin.

Kurti tha se ministrat e tij po bëjnë punë shumë të mirë në qeveri.

“Nuk mendoj që është e drejtë, psh Albulena, apo Xhelali cfarë pune po bën në veri të Kosovës dhe jo vetëm. Standardi nuk bën t’i hedh tymë gazit lotsjellës, është për veprim politik. Nuk krahasohet korrupsioni i atyre paraprakëve me veprimet tona, që mua si bartës liste, më patën lënë pa garuar në zgjedhjet e fundit”.

Sipas tij, problemet që ministrat e tij i kanë me ligjin nuk krahasohen me korrupsionin multimilionësh të ministrave paraprakë.

“Nuk e kisha zgjatur më shumë për këtë, nuk pajtohem me këndvështrimin tënd. Nuk ka qenë ligji mbi politikën, por politika ka qenë mbi ligjin, pra kur është politika mbi ligjin nuk ka demokraci. Ka pa numër dëshmi që ndaj VV ka pasur përndjekje politike dhe nuk dua të hyjë tash në ato procese gjyqësore që kam kaluar vetë se cfarë më kanë bërë, nuk barazohet korrupsioni multimilionësh i tyre me gazin tonë lotsjellës”, tha Kurti në Klan Kosova.