Lajme

Kurti për lirimin e policëve: Shkelja e rëndë e Serbisë duhet qortuar

06/26/2023 11:18
nga:N M

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka reaguar pas lirimit të tre policëve të Kosovës nga Serbia.

Ai në Twitter ka shkruar se e konfirmon se tre policët e rrëmbyer janë liruar.

Kurti ka shtuar se edhe pse janë të gëzuar që po kthehen në familjet e tyre, ky rrëmbim është shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut dhe duhet të qortohet.

Sipas tij Serbia duhet të mbajë përgjegjësi.

“Edhe pse jemi të gëzuar që ata kthehen në familjet e tyre, ky rrëmbim konsiston në një shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut dhe duhet qortuar. Agresioni serb duhet të mbajë përgjegjësi”, ka shkruar Kurti.

Lirimi i tre policëve, Krasniqi: Lajm i mirë, falënderoj miqtë ndërkombëtarë