Lajme

Kurti për krizën energjetike: Kjo situatë ka qenë e paimagjinueshme vitin e kaluar!

09/01/2022 12:40
nga:Genita C

Kryeministri Albin Kurti ka folur sot në lidhje me krizën energjitike në vend.

Ai ka përmendur vjetërsinë e termocentraleve dhe çmimin e lartë ndërkombëtarisht.

Ka thënë se vjet ka qenë e paimagjinuar se Kosova do të ndodhet në një situatë të tillë sivjet.

‘’Termocentrali Kosova A ka tri njësi me 60 vjet të vjetra, Termocentrali Kosova B 40 vjet të vjetra. Riparimet po e zvogëlojnë prodhimin e po na shtojnë importimin e reduktimet. Ka qenë e paimagjunuar në vitin e kaluar kjo situatë sivjet. Tash ende pa ardhë dimri ka pasë raste që 1 mgv ka shkuar 1 mijë euro. Situata është shumë e rëndë, ju po shihni cka po thonë edhe liderët në Gjermani, Francë e gjithë Evropën.’’, ka deklaruar Kurti.

Kurti: Ligji i Pagave javën tjetër del në diskutim publik, koeficidenti për mësimdhënësit është më i mirë se në të kaluarën