Lajme

“Kurti për Kosovën është më serb se Vuçiqi e Putini”

11/28/2024 21:38
nga:G C

Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj thotë se ‘kryeministri Albin Kurti për Kosovën është me serb se Vuçiqi dhe Putini’.

Haradinaj këtë deklaratë e dha në emisionin ‘Pressing’ në T7 teksa shtoi se Kurti e largoi Kosovën nga aleatët e saj.

“Kurti për Kosovën është më serb se Vuçiq edhe se Putini. Ky njeri ka punuar intenzivisht me kriju mosbesim mes popullit të vet dhe Amerikës, ka ushqy fushata denigruese ndaj Amerikës e zyrtarëve të tyre. Na ka larguar nga NATO, ka shku aq larg sa ka krijuar një mosbesim edhe me KFOR’in. Të gjitha këto pastër agjendë serbe-ruse.

24 mars 99, kur Amerika me NATO’n e kanë sulmu Serbinë dhe caqet serbe, kushdo që e largon Kosovën nga porosia e asaj dite, ai vetëm mund ta ketë emrin shqiptar. Por punët është ka i bën për Serbi e për Rusi”, tha Haradinaj.