Lajme

Kurti për Konjufcën: 56 vota i ka të sigurta, ndoshta merr ndonjë më shumë

11/04/2025 19:00
nga:N K

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka folur pas mandatimit të Glauk Konjufcës për kryeministër.

Ai ka thënë se Konjufca i ka 56 vota të sigurta por sipas tij, ndoshta mund të marrë më shumë.

Kurti foli edhe për koalicionet duke thënë se nuk sheh kurrfarë mundësi që të ketë marrëveshje.

“Glauk Konjufca i ka që të gjitha votat që i kam pasur unë… Ato 56 sigurt i ka edhe Glauku, ndoshta edhe merr ndonjë më shumë, ma pak s’mund të marrë. Është e pafalshme të mos tentohet…Le të përpiqemi maksimalisht që ta formojmë një Qeveri e të ecim përpara”, tha Kurti.

“Sa i përket koalicioneve qeverisëse me këto partitë, unë nuk shoh kurfarë mundësie as teorike më për shkak të mosbashkëpunimit të tyre, u kemi shkruar letra, na janë përgjigjur publikisht, na kanë thënë që nuk takohen”, shtoi Kurti.

Ai tha se arsyeja e propozimit të Konjufcës është edhe kalimi i buxhetit.

“Prandaj sot dërguam tek Presidentja emrin e Glauk Konjufcës, ish-Kryetarit të Kuvendit, që të bëjmë edhe një tentim për formimin e Qeverisë që të mos ketë dy palë zgjedhje për dy muaj. Meqë opozita po thotë se kurrsesi të votojë buxhet të Qeverisë në detyrë, atëherë le ta kemi një Qeveri që s’është më në detyrë dhe ta votojmë buxhetin”, tha Kurti.