Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas vendimit të sotëm ku Parlamenti Evropian votoi për heqjen vizave për kosovarët.
Ai, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se kjo është meritë e të gjithëve, veçanërisht e qytetarëve të Kosovës.
Postimi i tij i plotë:
Liberalizimi i vizave ndodhi sot.
Nga data 1 janar 2024, qytetarët e Kosovës do të kenë mundësi që të udhëtojnë lirshëm në zonën Shengen.
Kjo është meritë e të gjithëve, veçanërisht e qytetarëve tanë. Andaj urime të gjithëve, sepse është për të gjithë.
Falënderojmë eurodeputetët, Parlamentin Evropian dhe shtetet e Bashkimit Evropian për votën, vendimin dhe mbështetjen.


