Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti është shprehur i lumtur me fitoren e kombëtares së Kosovës ndaj Lituanisë mbrëmë në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Kosova e mbylli ciklin kualifikues me fitoren 1-0, duke u renditur kështu në vendin e dytë në grup.
Kurti tha se Kosovën e presin sfida të reja për t’u promovuar, teksa i uroi suksese djemëve.
Ja postimi:
“Mbrëmë mjaftoi goli i hershëm për fituar ndeshjen. Djemtë tanë e përbyllën këtë cikël me fitore, ndërsa na presin mundësi tjera për t’u promovuar tutje.
Na kanë kënaqur me lojën e bukur, e krenar me qëndrimin e pathyer.
Suksese tutje”, shkruhet në postim.
/GazetaBlic Sport