Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka folur për draftligjin e ri për pagat.
Ai tha se në media janë raportuar copëza të disa draftave të mëhershme dhe kjo nuk e paraqet të vërtetën e kësaj çështjeje, por nuk është drafti final, raportob Gazeta Blic.
Megjithatë, ai ka kritikuar mediat për këto publikime.
Sipas tij, publikimi në media i draft-ligjit si lajm, nuk është fakt.
“Padyshim se pa një lloj ndryshueshmërie në mes pagës minimale, pagës mesatare dhe pagave të larta nuk mund të themi se kemi drejtësi shoqërore në republikën tonë”.
“Unë nuk e kam rritur rrogën time por e kam përgjysmuar atë po them se nuk bëhet fjalë për vlerën e koificentit të mundshëm, sa i përket Ligjit të pagave po qarkullojnë drafte, propozime të ndryshme por ato nuk janë propozime finale”, tha kryeministri.
“Ka shumë interpretime, shumë lajme në media. por e di se nuk ka draft final. Kjo do të bëhet së shpejti publike kur të merren vendime”, tha Kurti.
Kurti ka folur edhe për korficientin e pagave.
“Unë nuk e di sa është koeficienti i pagave, por kur ta marrë vesh, do t’ua them, nuk do ta mbajë fshehtë”, tha ai, raporton Gazeta Blic.
Ndryshe, Gazeta Blic ka publikuar draftligjin e pagave, që kishte nxitur reagime të shumta.