Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është deklaruar për media lidhur me shtyrjen e seancës për konstituimin e Kuvendit.
Ai tha se pavarësisht që është zgjedhur kryetare e Kuvendit Albulena Haxhiu, ai tha se duhet darkordancë edhe për nënkryetarët e organit legjislativ.
“Unë tashmë përveç që jam në kontakt me kryetarin e LDK-së, gjithashtu i kam shkruar edhe atij të PDK-së që të takohemi dhe në këtë mënyrë të kemi dakordim edhe për përzgjedhjen e nënkryetarëve”, u shpreh Kurti para gazetarëve.
Sa i përket deklaratës skandaloze të deputetit të Listës Serbe, Igor Simiq, Kurti tha se ishte në shpërputhje me kushtetueshmërinë e Republikës.
“Ishte në shpërputhje me betimin që ai vet e ka bërë, dhe për mua ishte e çuditshme se pse ai nuk e lexoi saktësisht siç e ka deponuar më shkrim, propozimin për Sllavko Simiqin”, u shpreh Kurti.


