Lajme

Kurti për BBC: Është e mundur që brenda një apo dy viteve të arrihet marrëveshja për njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, sa më shpejt, aq më mirë

08/16/2022 13:41
nga:Astrit Gashi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë për BBC-në se është herët të flitet për takimin e ardhshëm me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Bruksel, se si do të përfundojë dhe çfarë do të jetë natyra e takimit.

Kurti, duke iu referuar vendimeve të reja të Qeverisë së Kosovës, tha se nuk shqetësohet se si shihet kjo në aspektin e vendimmarrjes së pavarur, pasi “Kosova është shumë më e pavarur se Serbia” dhe se “Serbia është shumë më e varur nga Rusia”.

Takimi ishte dashur të mbahej më 19 korrik, kujton ai, “por presidenti i Serbisë kërkoi shtyrjen për një muaj”.

Duke folur për rolin e Bashkimit Evropian si lehtësues i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, Kurti tha se ata “mund të jenë më aktivë dhe më të qartë”.

Kurti i pyetur nëse takimi i 18 gushtit në Bruksel “mund të jetë historik”, Kurti nuk ka përgjigje.

“Bisedimet po zhvillohen në dy pista, e para është takimi i liderëve ku do të ketë dy pika: elementet e kuadrit të përgjithshëm të marrëveshjes dhe çështjet aktuale dhe besoj se do t’i përmbahemi atij rendi. Këto dy pika janë shumë të përgjithshme, por mendoj se do të shkojmë në tema më të detajuara me zhvillimin e bisedimeve”, tha Kurti.

Si pistë të dytë ai përmend bisedimet e ekipeve negociatore të udhëhequra nga Besnik Bislimi, nënkryetar i Qeverisë së Kosovës dhe Petar Petkoviq, shef i të ashtuquajturës zyre për Kosovë të Qeverisë së Serbisë.

Kurti pretendon se ai “arriti dy marrëveshje me Serbinë dhe i përmbushi të dyja, por Serbia nuk e përmbushi pjesën e saj”.

“Serbia sa i përket regjistrimit e ka shkelur afatin në prill dhe ja ku jemi tani në problem, sa i përket energjetikës, institucionet e Kosovës e kanë regjistruar kompaninë Elektrosever për dy ditë, e cila kishte një javë për të na ofruar të dhëna të reja për përdoruesit – gjë që nuk e ka bërë as pas tetë javësh. Është interesante se nga unë kërkohet të vazhdoj atë që kanë bërë paraardhësit e mi, ndërsa Serbisë nuk i bëhet presion për të zbatuar atë që kanë rënë dakord me mua”, tha Kurti.

Kurti e vlerëson veten si një negociator të vështirë, por që i përmbush gjërat për të cilat është arritur pajtimi.

Në vërejtjen se Christopher Hill, ambasadori amerikan në Beograd, kërkoi të flitet edhe për Asociacionin e Komunave Serbe, Kurti kujton se Hillin e njeh prej 24 vitesh për shkak të përvojës së tij të pasur si diplomat amerikan.

“Hill është një ndërmjetës i heshtur midis Serbisë dhe Kosovës, kështu që ai nuk do të thoshte diçka të tillë para se ta kërkonte Beogradi nga ai një gjë të tillë. Është interesante që serbët nga Kosova nuk e po e kërkojnë një gjë të tillë, sepse thonë se kanë nevojë për punë, drejtësi, një ekonomi më të mirë dhe më e rëndësishmja, për luftë kundër korrupsionit”, tha Kurti.

Ai shton se pret më shumë nga ndërmjetësuesit, në zyrat e të cilëve do të takohet me presidentin serb.

“Unë besoj se BE-ja mund të jetë më aktive dhe më e qartë. Ne kemi të drejtë të presim më shumë nga BE-ja, veçanërisht që të tregojë më shumë qartësi dhe vendosmëri në lidhje me qëndrimet e veta, veçanërisht kur bëhet fjalë për ngjarje si barrikadat dhe incidentet e fundit”, tha ai.

Duke folur për ngjarjet në veri të Kosovës më 31 korrik, Kurti thotë se ka pasur një mungesë të dukshme të inteligjencës nga institucionet e ndryshme, jo vetëm nga Kosova, për atë që po ndodhte dhe se agresiviteti i Serbisë ndaj Kosovës dhe dëshira e Beogradit për të befasuar janë nënvlerësuar.

“Kishte thirrje nga Brukseli për të shtyrë zbatimin e vendimeve, por unë doja t’i siguroja të gjithë se po tregoja vullnet të mirë ndaj partnerëve ndërkombëtarë, jo sepse publiku nuk ishte mjaftueshëm i informuar, por sepse fushata frikësuese e udhëhequr nga Beogradi kishte ndikim shumë më të madh se sa mendonim”, thotë Kurti.

Sipas tij, atij nuk i intereson se si do ta shohin të tjerët pas ndërhyrjes së ambasadorit amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, sepse siç thotë ai, beson se Kosova është shumë më e pavarur se Serbia, gjegjësisht se Serbia është shumë më e varur nga Rusia.

“Unë kam filluar t’i lëshoj ato dokumente në mesnatë dhe janë lëshuar 2679 sosh në pikat kufitare – e kam ditur që nuk do të mund t’i heqin barrikadat në mesnatë dhe kam lëshuar dokumente për 19 orë, me një kohë pritjeje prej vetëm 20 sekondash, që është. pakrahasueshëm më shpejt se Serbia. Barrikadat ishin një shembull shumë i thjeshtë i përgjigjes së tyre të paramenduar që po e përgatisnin, sepse e dinin se do të ishim shumë të butë dhe efektivë – unë nuk i kam konfiskuar dokumentet”, tha Kurti.

Megjithatë, përkundër pretendimeve se ai ka zgjedhur një qasje të butë dhe efektive, Kurti e ka të qartë se tensionet dhe frika mes serbëve të Kosovës janë ngritur në një nivel më të lartë.

“Unë nuk mbaj përgjegjësi për këtë, është pasojë e fushatës dezinformuese të udhëhequr nga Serbia. Fushata ishte shumë agresive, sepse ata e dinin që asgjë nuk do të ndodhte më 1 gusht dhe e dinin që njerëzit do të bashkëpunonin me policët në kufi”, tha ai.

I pyetur se si do të duket çfarë do të ndodh pas 1 shtatorit, Kurti tha se “1 shtatori do të jetë një ditë normale në pikat kufitare”.

“Ose do të nxjerrim dokumente hyrje-dalje, ose ato do të anulohen nga të dyja palët”, theksoi Kurti.

Nuk e përjashtoj këtë mundësi dhe shpresoj se do këtë çështje ta diskutojmë brenda temave aktuale”, ka thënë Kurti.

I pyetur nëse kjo është realisht platforma e tij negociuese për bisedimet e Brukselit, Kurti thotë se një propozim të tillë tashmë ia ka paraqitur presidentit serb në një takim të organizuar në kuadër të iniciativës së bashkëpunimit të liderëve rajonalë Brdo Brioni.

“Unë i thashë – njihni dokumentet e Kosovës, dhe ai më tha se kjo është e papranueshme sepse kështu do ta njihnin pavarësinë. Edhe pse do të ishte mirë, i thashë që kjo nuk është e vërtetë – Sllovakia, Greqia, Rumania nuk e njohin pavarësinë, por ata i njohin dokumentet e Kosovës, nëse Serbia dëshiron të anëtarësohet në BE, së pari është e rëndësishme t’u bashkohet atyre anëtarëve të BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës”, vlerëson kryeministri i Kosovës.

Kurti përsëriti se fushata informuese për ndërrimin e targave do të vazhdojë me përfitime të shumta dhe shtoi se Beogradi është i shqetësuar, sepse mendon se njerëzit do ta pranojnë ndërrimin.

“Është në favor të serbëve nga Kosova. Por për mua është e qartë se edhe kur të përfundojë procesi, ky nuk do të jetë fundi – ne kemi nevojë për një marrëveshje me Serbinë, sepse gjithçka është e pjesshme derisa të mos arrijmë një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme për normalizim të plotë të marrëdhënieve, bazuar në njohjen reciproke. Është e mundur të arrihet një marrëveshje ligjërisht e detyrueshme e bazuar në njohje reciproke në një ose dy vitet e ardhshme, sa më shpejt aq më mirë”, tha Kurti.