Lajme

Kurti për Asociacionin: Kurrë nuk do të lejoj autonomi territoriale, s’ka kompetenca ekzekutive

03/23/2023 11:51
nga:Astrit Gashi

Kryeministri Kosovës, Albin Kurti po raporton në Kuvendin e Kosovës lidhur me marrëveshjen e Ohrit.

Kurti ka vazhduar të insistojë se as me aneksin e marrëveshjes në Ohër e as me marrëveshjen për normalizim në Bruksel, Asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive.

Ai ka thënë se për këtë kanë marrë garanci të të forta nga BE-ja e nga ShBA-ja, por që ai si kryeministër nuk do të lejojë kurrë të këtë autonomi territorial.

“….Nuk do të ketë kompetenca ekzekutive e as dalje nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, duhet të shmangim çfarëdo që i ngjanë Bosnjës

Unë kurrë nuk do ta konsiderojë asnjë model të autonomisë territorial, megjithëse në marrëveshjet e mëhershëm janë mbështetur në territoriatolitet”, u shpreh kryeministri Kurti

Kurti ka shtuar se dy shtetet duhet të jenë të përkushtuar të zhvillojë marrëdhënie normale mes dy shteteve.

Sipas tij, Serbia nuk duhet të bllokojë Kosovën në anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare.

Kurti ka thënë se kjo është njohje defakto dhe me status të pakthyer.

Ka shtuar se të gjitha këto detyrime tashmë janë në fuqi dhe po mbikëqyren nga Bashkimi Evropian.

“Shtetet që bashkëpunojnë do të marrin nxitje në anëtarësimin në BE dhe mbështetje financiare nga BE. Meqenëse nuk ka shkallë të duhur të besimit, do të thosha se ka shkallë të lartë të mosbesimit. Nuk mund të kemi zbatime të njëanshme të marrëveshjes. Kosova i ka obligimet e veta ligjore, unë kam kundërshtuar për disa marrëveshje në të kaluarën dhe po vazhdoj të punoj për një rezultat më të mirë”, ka thënë ai.