Lajme

Kurti për 1 Majin: Tri vjet në pushtet, kemi marrë masa punësimi dhe rritje pagash

05/01/2024 17:43
nga:Genita C

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se 1 maji është thirrje për solidaritet dhe organizim sindikal, raporton GazetaBlic.

Kurti përmes një shkrimi në “Facebook” potencon se, Qeveria e tij, gjatë 12 muajvë të fundit, ka dëshmuar kujdes të shtuar për gjendjen e punëtorëve, teksa shton se ka trefishuar numrin e inspektimeve.

Sipas Kurtit, Qeveria e tij, ka marrë një numër të madhë masash të punësimit dhe masa për rritje të pagave.

“Kemi ndërmarrë një sërë masash të punësimit të cilat rezultuan në shtim të punësimit për 70 mijë vende pune në tri vitet e para të qeverisjes. E krahas masave për punësim, morëm edhe masa për rritjen e pagave. Në sektorin privat subvencionuam rritjen e pagës për 17 mijë punëtorë, kurse në sektorin publik vitin e kaluar ngritëm pagat për 17% mesatarisht e sivjet edhe për 5% tjera. Për rreth 100 mijë punëtorë të sektorit privat miratuam edhe projektligjin që mundëson rritjen e pagës minimale, dhe zbatimi do të fillojë sapo ligji i votuar në Kuvend të Republikës të zhbllokohet nga Gjykata Kushtetuese”, shkruan Kurti.

Postimi i tij i plotë:

Gërvalla: Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim në KiE