Kryeministri Albin Kurti, ka replikuar me deputetët Armend Zemaj e Enver Hoxhaj, gjatë seancës së sotme të kuvendit.
Kurti tha se nuk shfaqet triumfues në kuvend, por i tillë shfaqet në negociata, teksa shtoi se atje ka fituar Kosova.
Më tej ai tha se në orën 13:00 ka biseduar me Këshilltarin e Lartë të DASh-it, Derek Chollet, i cili ia ka uruar suksesin në Ohër.
“Porsa ma uroi në telefonatë Derek Cholleti suksesin në Ohër, e ju thatë që është dështim. Në ora 13:00 kisha telefonatë me të, e ai më uroi për suksesin. E ju thatë që dështim. Ju po besoni që Kosova ka dështuar në Ohër, ndërkaq Chollet ma uroi suksesin në Ohër. Dhe, unë çdo herë, kur e lëshoj seancën është për shkak të një takimi dhe kthehem. Ju e dini që unë kthehem. Pra, edhe kur shkoj, unë gjithmonë kthehem”, është shprehur Kurti.


