Lajme

Kurti: Pavarësia e Kosovës e arritur historike, por jo e ëndërruara

02/17/2022 20:23
nga:Y I

Kryeministri Albin Kurti, tha se pavarësia e Kosovës është një e arritur e madhe historike, mirëpo në të njëjtën kohë nuk është ende ëndrra e realizuar e popullsisë së Kosovës.

Kurse sa i përket Asociacionit të komunave me shumicë serbe tha se duhet të respektohet aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese.

“Besoj se pavarësia e Kosovës është një e arritur e madhe historike, mirëpo në të njëjtën kohë nuk është ende ëndrra e realizuar e popullsisë së Kosovës”, tha kryeministri për RTK.

Kryeministri Kurti tha se Kosova ka shënuar një zhvillim dhe një të arritur të lartë edhe fal gjakut të derdhur dhe djerësve për lirinë e saj.

Në këtë intervistë i pari qeverisë foli edhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, Ligjin mbi pagat dhe një sërë temash të tjera si edhe për bashkëpunimin me opozitën.

Blinken: Rusia është në “rrugë drejt luftës”