Lajme

Kurti pasi dështoi të formojë Qeverinë- Vazhdojmë drejt zgjedhjeve të reja parlamentare!

10/26/2025 17:31
nga:Y I

Kryetari i LVV-së, Albin Kurti, si i mandatuari i parë për t’a formuar Qeverinë, dështoi sot t’i sigurojë votat e nevojshme për formimin e institucioneve.

Kurti ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook ku ka falenderuar të gjithë deputetët që e mbështetën propozimin e tij për kabinetin e ri qeveritar dhe qytetarët për përkrahjen.

Ai tha se “vazhdojmë si qeveri në detyrë drejt zgjedhjeve të reja parlamentare” raporton “Gazeta Blic”.

I njëjti ndau edhe tesktin e plotë të ekspozesë lexuar sot në Kuvend.

Postimi i plotë: