Lajme

Kurti pas vizitës së serbëve në Istog: Çdo qytetar, pavarësisht prejardhjes meriton prosperitet

02/08/2023 08:51
nga:G B

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka qëndruar dje në Istog. Me këtë rast Kurti ka vizituar disa prej familjeve serbe të cilat jetojnë në Istog.

Pas kësaj, Kurti ka deklaruar se çdo qytetar i Kosovës-pavarësisht prejardhjes dëshiron dhe meriton një Qeveri që siguron drejtësi dhe prosperitet për të gjithë.

Kurti theksoi se familjet Miletiq dhe Komatoviq e pritën atë dhe ministrin për Komunitete dhe Kthim Nenad Rashiq në Istog.

Me këtë rast ai tha se kanë diskutuar për hapat aktiv që po merr Qeveria për të mbështetur fermerët, bizneset dhe punëkërkuesit.

“Çdo qytetar i Kosovës – pavarësisht prejardhjes – dëshiron dhe meriton një Qeveri që siguron drejtësi dhe prosperitet për të gjithë. Familjet Miletiq dhe Komatoviq pritën mua dhe ministrin Rashiq në Istog për të diskutuar hapat aktivë që po ndërmerr qeveria jonë për të mbështetur fermerët, bizneset dhe punëkërkuesit”, shkruan Kurti të mërkurën në Twitter.