Lajme

Kurti pas vizitës në AKI: Inteligjenca mbetet një nga hallkat më të rëndësishme në mbrojtjen e sovranitetit

02/21/2026 16:45
nga:Y I

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar për vizitën që ka realizuar të premten në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë me rastin e 18 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Kurti u prit në takim nga drejtori  i AKI Petrit Ajeti, stafi drejtues dhe zyrtarë të tjerë.

Përgjatë kësaj vizite, janë ndarë certifikata për zyrtarët e rinj të këtij institucioni dhe është përuruar një objekt modern në kompleksin e AKI-së.

Ai tha se inteligjenca mbetet një nga hallkat më të rëndësishme në mbrojtjen e sovranitetit.

“Inteligjenca mbetet një nga hallkat më të rëndësishme në mbrojtjen e sovranitetit, duke garantuar që Republika jonë të jetë e përgatitur për çdo sfidë dhe të marrë vendime të informuara.Në kuadër të prioriteteve tona për të mbështetur sektorin e sigurisë, AKI ka pasur mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë së Republikës së Kosovës, me rritje të lartë të buxhetit dhe kjo mbështetje do të vazhdojë.Më inkurajon fakti që AKI po avancon vazhdimisht kapacitetet e saj teknologjike, analitike dhe operative, me ambicie dhe objektiva të qarta, duke u përshtatur me realitetin e ri të sigurisë dhe duke forcuar bashkëpunimin me institucionet vendore dhe partnerët ndërkombëtarë.Sukseset e AKI-së përgjatë viteve të fundit kanë kontribuuar në sigurinë kombëtare, rajonale dhe më gjerë, në bashkëpunim të afërt me institucionet vendore dhe shërbimet partnere” shkruan Kurti raporton “Gazeta Blic”.

Njoftimi i plotë: