Lajme

Kurti pas takimit me Stoltenberg: Integrimi i Kosovës në NATO sjellë paqe e siguri për rajonin dhe Evropën

04/29/2021 10:25
nga:M K

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me sekretarin gjeneral të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Pas takimit, Kurti përmes rrjetit social “Twitter” ka konfirmuar takimin bilateral, ndërsa ka shtuar se integrimi i Kosovës në NATO sjellë paqe e siguri për rajonin dhe Evropën, përcjell GazetaBlic.

“NATO është aleanca më e madhe e sigurisë që bota ka parë ndonjëherë. Bashkë me sekretarin gjeneral, Jens Stoltenberg, ku theksova që integrimi i Kosovës është i domosdoshëm, teksa prania e saj do të siguronte paqe dhe stabilitet në rajon dhe Europë”, tha ndër të tjera ai.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

LEXO EDHE:

Stoltenberg: Spekulimet lidhur me ndryshimin e kufijve në Ballkan prishin stabilitetin

/GazetaBlic/