Lajme

Kurti pas takimit me Escobar: Udhëtojmë për në Ohër me vullnet të mirë, qëllime të mira dhe besim të mirë

03/17/2023 14:55
nga:Y I

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka pritur sot në takim ndihmës Sekretarin e ShBA-ve, Gabriel Escobar, raporton Gazeta Blic.

Në këtë takim u diskutua për takimin në Ohër, përgatitjet rreth tij dhe pritjet nga ai takim, raporton Gazeta Blic.

Në njoftimin e ZKM-së, thuhet se delegacioni qeveritar i Kosovës udhëton për në Ohër me vullnet të mirë, qëllime të mira dhe besim të mirë.

Njoftimi i plotë:

Zëvendës ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Bashkë me z. Escobar dhe ekipin e tij në takim ishte edhe zëvendësambasadorja e ShBA-ve në Kosovë, Alyson Grunder.

U diskutua për takimin e nesërm në Ohër të Maqedonisë së Veriut për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë bazuar në propozimin Evropian, përgatitjet rreth tij dhe pritjet nga ai takim.

Ai falënderoi z. Escobar për angazhimin dhe kontributin e tij dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialog.

Propozimi Evropian është cilësuar dhe pranuar nga Kosova si bazë e mirë dhe platformë solide për të ecur përpara drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me njohjen reciproke në qendër. Të përkushtuar, konstruktiv dhe kreativ, delegacioni qeveritar i Kosovës udhëton për në Ohër me vullnet të mirë, qëllime të mira dhe besim të mirë.