Lajme

Kurti pas barazimit: Ju lumtë lojtarëve për rezultatin, besojmë ende në kualifikim

09/10/2023 07:23
nga:G C

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka reaguar pas barazimit të Kosovës kundër Zvicrës, në kuadër të ndeshjeve kualifikuese Euro 2024.

Kurti ka thënë se mes Zvicrës së Xhakës, Shaqirit, Bislimit e Jasharit dhe Kosovës së Dardanëve “nuk mund të ketë humbës sepse ka festë, ka krenari”.

“Besuam deri në fund, siç besojmë ende në kualifikim. Ju lumtë lojtarëve për rezultatin. Ju faleminderit për emocionet”, ka shkruar ai në Facebook.

Kosova ka barazuar 2:2 me Zvicrën në festën e futbollit në “Fadil Vokrri”. Dygolëshi i Vedat Muriqit i dhuroi Kosovës një pikë në takimin përballë Zvicrës në “Fadil Vokrri”, që përfundoi në barazim 2-2.