Lajme

“Kurti paralajmëroi, Sveçla e realizoi”, OVL e UÇK-së në Mitrovicë reagon pas masës së paraburgimit ndaj Rafet Ibishit

10/20/2021 21:54
nga:M K

OVL e UÇK-së u ka reaguar Kurtit e Sveçlës pas masës së paraburgimit ndaj Rafet Ibishit.

Përmes një reagimi, dega e OVL-së së UÇK-së në Mitrovicë ka thënë se masa e paraburgimit ndaj Ibishit është e papranueshme, pasi sipas tyre ai nuk ka qenë i përfshirë në incidentin me kryeshefin e ri të ndërmarrjes Trepça, gjë që ka rezultuar edhe me këto zhvillime, përcjell GazetaBlic.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

R E A G I M

Kurti paralajmëroi, Sveçla e realizoi

Sot gjykata ka vendosur masën e paraburgimit ndaj Rafet Ibishit kryetar i OVL- UÇK dega në Mitrovicë.

Për ne si OVL -UÇK është e papranueshme masa e paraburgimit ndaj z. Ibishi, mbi pretendimet e përfshirjes të z Ibishi në incidentin e ndodhur dy ditë më parë në Trepçë, për të cilin incident z. Ibishi nuk ka qenë fare i përfshirë në incidentin me kryeshefin e ri të ndërmarrjes Trepça.

Deklarimet publike të Qeverisë janë të papranueshme se si kjo Qeveri atë që e paralajmëroi ditë më parë në fushtë kryeministri Kurti u realizua nga ministri i Punëve te Brendshme Xhelal Sveçla dhe satelitët e tyre.

Kjo dëshmon se kësaj Qeverie i pengon çdo gjë që ka të bëjë me te kaluarën e lavdishme të UÇK-së.

Për më shumë ftojmë Policinë e Kosovës dhe Prokurorin të verifikojnë faktet, e të cilat dëshmojnë se Rafet Ibishi nuk ka qenë i përfshirë në këtë incident duke mbetur me shpresë që niveli qendror mos të ushtroj ndikim mbi organeve e hetuesisë dhe gjykatës.

Si Organizata të dalura nga lufta e UÇK-së kërkojmë lirimin e z. Ibishi, përndryshe OVL- UÇK paralajmëron edhe masa të tjera siç janë edhe protestat për lirimin e kryetarit të OVL -UÇK dega në Mitrovicë Rafet Ibishi.

Sinqerisht
Dega e OVL e UÇK-së – Mitrovicë