Lajme

Kurti para takimit me Lajçak: Do të flasim për dialog dhe gjashtë kërkesat për Asociacionin

02/06/2023 11:00
nga:G B

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me zëvendësin e tij, Besnik Bislimi po zhvillon një takim me emisarin evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lakçak.

Kurti para këtij takimi është shprehur se do të prononcohen për media pas diskutimi, duke treguar se do të bisedojnë për gjashtë kushtet që ai i ka përmendur për formimin e Asociacionit.

Lajçak, përveç Kosovës sot do ta vizitojë edhe Serbinë.