Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se populli nuk dëshiron dialog, por shtet.
Sipas tij, para 22 viteve populli deshi çlirim, para 13 sosh pavarësinë, kurse tani dëshiron shtet, përcjell GazetaBlic.
Këto deklarata ai i bëri në RTK, ku shtoi se dialogu vazhdon edhe më tutje të mbetet prioritet i katërt.
“Duhet të kuptojmë diçka. Para 22 viteve populli deshi çlirim. Në 2008 deshi pavarësinë, tani dëshiron shtet”, tha ndër të tjera Kurti.
/GazetaBlic/