Lajme

“Kurti, Osmani e Konjufca të kërkojnë nga Specialja që udhëheqësit e UÇK-së të mbrohen në liri”

04/22/2021 20:32
nga:M K

Analisti politik në SHBA, Uk Lushi, ka bërë kërkesë nga tre liderët, Vjosa Osmani, Albin Kurti e Glauk Konjufca, që të kërkojnë nga Specialja, që udhëheqësit e Kosovës të mbrohen në liri.

Lushi përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se në Gjykatën Speciale po qëndrojnë kontribuesit e jashtëzakonshëm për lirinë e Kosovës.

“Shkruani dhe kërkoni që udhëheqësit e Kosovës të mbrohen nga liria. Ata, të gjithë, kanë shkuar në Hagë vetë dhe sapo janë thirrur të paraqiten. Shteti i Kosovës bashkë me organet policore të huaja të Gjykatës Speciale mund të mbikëqyrin qëndrimin në shtëpitë e tyre të ish-udhëhqësve të shtetit derisa të vendoset për verdiktin. Kryeminisitri Haradinaj, ju kujtohet, u shpall i pafajshëm dhe historia nuk guxojmë të lejojmë të dëshmojë që një danez u tregua më dinjitoz dhe përgjegjës për udhëheqësit tonë se sa vetë udhëheqësit e Kosovës sot”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Kërkesë publike për tre liderët e Kosovës, Presidenten Osmani-Sadriu, Kryeministrin Kurti dhe Kryekuvendarin Konjufca

Kur më 2005 Kryeministri Haradinaj u arrestua dhe shkoi vullnetarisht në Tribunalin e Hagës, udhëheqësi i administruesit të jashtë të Kosovës UNMIK, Søren Jessen-Petersen, zyrtarisht i shkroi Tribunalit dhe kërkoi që Kryeminsitri të mbrohej nga liria.i dhe Kosova garantuan që Hardinaj do të rrinte në shtëpi dhe kufizim duke e lënë drejtësinë të kryej punët e saj pa mbajtur në paraburgim ish-liderin. Veprimi i Jessen-Petersen ishte veprimi i virtytshëm moral, legal dhe shtetëror. Ishte gjest burrështetasi që i dha Kosovës seriozitetin dhe respektin si subjekt që kujdeset shtetërisht për liderët e vet.

Unë dhe jam i bindur shumica e qytetarëve krenarë të Kosovës mendojmë që jjëjtë duhet të veproni edhe ju, liderët e sotëm të Kosovës. Presidenca, Kryeministria dhe Kuvendi duhet të hyjnë dorzanë për të akuzuarit në Gjykatë Speciale që ata të ballafaqohen me gjykimin por të mbrohen nga liria me kushte. Në Speciale kemi një President dhe dy Kryekuvendarë të shtetit dhe kontribues tjerë të jashtëzakonshëm për lirinë e Kosovës. Mbajtja e tyre në robëri ndërsa ndodhin procedura të gjata burokratike legale është nënçmim i shtetit të Kosovës dhe popullit të saj. Çdo grup njerëzor e ka të drejtë natyrore trajtimin dinjitoz të udhëheqësve. Edhe Kosova duhet të kërkojë këtë sidomos nga një gjykatë që thuhet se është e Kosovës.

Presidente, Kryeministër dhe Kryekuvendar të shtetit të Kosovës, shkruani dhe kërkoni që udhëheqësit e Kosovës të mbrohen nga liria. Ata, të gjithë, kanë shkuar në Hagë vetë dhe sapo janë thirrur të paraqiten. Shteti i Kosovës bashkë me organet policore të huaja të Gjykatës Speciale mund të mbikëqyrin qëndrimin në shtëpitë e tyre të ish-udhëhqësve të shtetit derisa të vendoset për verdiktin. Kryeminisitri Haradinaj, ju kujtohet, u shpall i pafajshëm dhe historia nuk guxojmë të lejojmë të dëshmojë që një danez u tregua më dinjitoz dhe përgjegjës për udhëheqësit tonë se sa vetë udhëheqësit e Kosovës sot.

Ju lutem vendoseni precedentin që nesër, nëse ju apo një udhëheqje tjetër arrestoheni apo trajtoheni pa nderimin minimal, pasardhësit tuaj të mos heshtin dhe kështu të përshfaqim veteveten tonë si një shtet që nuk ka vetërespekt dhe si njerëz që nuk sillen shtetërisht. Gjykata le të vendosë bazuar në fakte dhe prova, por nuk ka gjykatë në univers që mund të ta jep apo merr dinjitetin– as si individ, as si shtet dhe as si popull.

Ju lutem tregoni liderë dinjitozë si Søren Jessen-Petersen!

Ju faleminderit nëse tregoni naltësi në emrin tonë dhe silleni historikisht si duhet!.

LEXO EDHE:

Përfundon takimi mes Kurtit dhe kryediplomatit gjerman, ja çka u diskutua