Lajme

Kurti – opozitës: Po gaboni, shikoni pikat e rendit të ditës, kemi të bëjmë me dialogun në të kaluarën!

06/11/2021 13:13
nga:M K

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kritikuar qasjen e opozitës ndaj tij, duke thënë se kjo e fundit e keqkuptuar seancën e sotme.

Ai tha se pika e katërt e rendit të ditës thoshte që do të raportohet për dialogun e deritanishëm dhe jo atë të ardhshëm, përcjell GazetaBlic.

“Kemi një problem themelor e ai është që disa që kanë folur, kanë marrë pjesë në një seancë tjetër. Kjo seancë nuk është për dialogun. Jemi në të njëjtin vend, në të njëjtën kohë, por në një seancë tjetër. Pra, po flisni për një pikë të rendit të ditës që nuk është.

Nuk është në rend takimi i të martës. E para, e dyta atëherë për çka është kjo seancë. Pra, t’i nxjerrim mësimet tona nga gabimet e juaja”, tha ndër të tjera Kurti.

LEXO EDHE:

Hoxhaj – deputetëve pasi Kurti raportoi për dialogun: Mirë se vini në këtë shkollë verore, ujin e keni pa gaz, kafet pa pare

/GazetaBlic/