Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i është kundërpërgjigjur opozitës duke u thënë se ai nuk mund të merr vendim për shtrenjtim ose jo të çmimit të energjisë elektrike.
Kjo, pasi që opozita ka kërkuar në seancën e sotme të Kuvendit pikërisht nga kryeministri Kurti që të mos ketë shtrenjtim të çmimit të energjisë elektrike.
Sipas tij, ai nuk mund të bëhet diktator sepse këtë vendim e merr Zyra e Rregullatorit te Energjisë Elektrike.
“Të kërkosh prej meje ta marrë këtë vendim, pikërisht do të thotë që të kërkosh prej meje të bëhem diktator. Na është e vërtetë që i kemi fituar mbi 50% por shteti nuk është i barabartë me pushtetin, ZRRE-ja ka sjellë një raport e ai nuk është merre ose leje, ai i nënshtrohet diskutimit publik, ai raport do të mund të marrë komentet tuaja, ai do të marrë edhe komentet e qeverisë, edhe të grupeve parlamentare, prandaj eksiton si ZRRE, përndryshe cili është kuptimi nëse unë e marrë vendimin”, ka thënë Kurti.
Kurti, ka thënë se e kupton që shtrenjtimi i energjisë elektrike është një barrë e madhe financiare edhe për shtetin edhe për qytetarët.
Por, ka deklaruar se këtë duhet ta diskutojnë bashkërisht në mënyrë që të dilet nga kriza.
Kurti-qytetarëve: Fantazoni sa të doni, shtrenjtim të rrymës do të ketë


