Lajme

Kurti nuk shkoi për intervistim, Prokuroria tregon si do të veprojë

03/04/2025 10:54
nga:G B

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës është deklaruar për mos paraqitjen e kryeministrit Albin Kurti sot për t’u intervistuar në cilësinë e dëshimtarit, raporton Gazeta Blic.

Ajo ka thënë se në këtë rast penal, sikurse në të gjitha rastet tjera do të veproj duke respektuar legjislacionin në fuqi.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, pas interesimit të shumë gazetarëve, informon se dëshmitari A.K. nuk është paraqitur në Prokurorinë Speciale për të dhënë dëshminë e tij edhe përkundër faktit se i njëjti ka qenë i obliguar me Urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë që të paraqitet në cilësi të dëshmitarit, për të dhënë dëshminë e tij me datë 04.03.2025 në ora 10:00, në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës edhe në këtë rast penal, sikurse në të gjitha rastet tjera do të veproj duke respektuar legjislacionin në fuqi./Gazeta Blic/