Kryeministri Kurti ka thënë se nuk presin sjellje korrekte nga Serbia, pasi sipas tij dihet kush janë udhëheqësit atje.
Në pyetjen e një gazetareje lidhur me paraqitjen e avionëve, Kurti u përgjigj me qetësi, duke thënë se nuk kanë pritur sjellje korrekte, pasi i njohin krerët politikë në Serbi, përcjell GazetaBlic.
“Është e vërtetë që kanë qarkulluar edhe avionë të prodhimit rus, por ne nuk kemi pritur sjellje korrekte të Serbisë, sepse e dijmë kush udhëheqë atje”, tha ndër të tjera kryeministri në konferencë.
/GazetaBlic/