Lajme

Kurti: Nuk kemi problem me asnjë kandidat që e sjell LDK’ja, as Vjosa Osmanin – veç t’i dorëzojë nënshkrimet dhe emrin

04/28/2026 20:31
nga:Genita C

Kryeministri Albin Kurti tha se nuk e ka asnjë problem me asnjë kandidat që do ta propozojë LDK’ja për kryeministër, përfshirë edhe ish-Presidenten Vjosa Osmani.

Kurti tha se vetëm nënshkrimet duhet të jenë të ditës së sotme dhe ta kenë emrin e kandidatit.

Ai tha se edhe po qe se LDK nuk i ka të 15 nënshkrimet, VV do të ia plotësoj të tjerat.

“Asnjë problem nuk e kemi me asnjë kandidat që e sjell LDK. Vetëm të na i sjellin nënshkrimet me datë të sotit dhe emër dhe na pastaj ia plotësojmë”, deklaroi Kurti.