Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë një vizite që ka zhvilluar sot në Klinikën e Urologjisë ka refuzuar të përgjigjet në pyetjen në lidhje me raportet e tij me amerikanët.
Pas kësaj deklarate të kyeministrit, Kurti, ka reaguar deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti.
Hoti tha se “çdo zyrtar i Kosovës që ka hezitime të tilla nuk i shërben interesave strategjike të Kosovës”.
“Po e përjetojmë kohën kur Kryeministri i Kosovës heziton të përgjigjet në pyetjet për marrëdhëniet e tij me SHBA-në. Historikisht, qëndrimi i çdo zyrtari të Kosovës në këtë aspekt ka qenë i qartë dhe është folur me krenari për miqësinë e përhershme të Kosovës me SHBA-në.Çdo zyrtar i Kosovës që ka hezitime të tilla nuk i shërben interesave strategjike të Kosovës” ka shkruar Hoti raporton Gazeta Blic.
Në lidhje me deklaratën e Hotit ka folur për “Gazeta Blic” deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci.
Bajqinovci tha se nuk mendon se Hoti e ka seriozisht një deklaratë të tillë.
“Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës Abdullah Hoti nuk mendoj se e ka seriozish” tha shkurt Bajqinovci për “Gazeta Blic”.
Mefail Bajiqnovci, LVV!
Kryeministri Kurti duke refuzuar të përgjigjet në pyetjen në fjalë tha shkurt se ” pasdite do ta kemi një mbledhje të Qeverisë e mbase atje do të mund të jetë vendi për pyetje të tjera”
“Këtu jemi në Klinikën e Urologjisë dhe kam përshtypjen që kjo nuk ka lidhje me Klinikën e Urologjisë. Pas këtu do të shkoj në Malishevë dhe atje do të vizitoj një fermer jashtëzakonisht të suksesshëm. Kam përshtypje që nuk ka lidhje as me të. Pasdite do ta kemi një mbledhje të Qeverisë e mbase atje do të mund të jetë vendi për pyetje të tjera” deklaroi Kurti raporton Gazeta Blic.
/Gazeta Blic/