“Nuk mund të shpjegohet e as të vlerësohet ndryshe, përveçse si një provokim i pastër dhe tendencë për të shkaktuar incident”.
Të prerë ishin nga Presidenca e Republikës së Kosovës se incidenti i presidentes Vjosa Osmani në aeroportin e Shkupit ishte “provokim i pastër” dhe se disa nga mediat maqedonase po “propagandojnë” ashpër kundër Osmanit.
Por, për kryeministrin Albin Kurti ky incident nuk ishte provokim. Dhe sipas tij, se ky incident ishte provokim, nuk e kanë “thënë institucionet e Republikës” por “ndokush prej qytetarëve”.
“Nuk e di që kemi pasur si institucione të Republikës qëndrim të tillë (se ishte provokim). Mund ta këtë thënë ndokush prej qytetarëve, por jo institucionet e Republikës. MPJD e ka dhënë deklaratën saj, që paraqet qëndrimin e Qeverisë, gjithashtu edhe qëndrim edhe MPJ- e Maqedonisë së Veriut e kemi parë. Besoj që duhet ta synojmë të vërtete dhe kuruese tensionimin. Pra le të zbardhet rasti janë organet përkatëse që e bëjnë këtë gjë”, ka thënë Kurti.