Lajme

Kurti: Nuk është në rregull të flitet për Asociacion pa folur për Marrëveshjen bazike!

04/16/2024 22:52
nga:Y I

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është deklaruar nga Strasburgu pas votës pro të Asamblesë së Përgjithshme për anëtarësimin e Kosovës në KiE.

Kurti është shprehur optimist për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë në muajin maj.

Ai komentoi edhe qëndrimin e përfaqësuesve serb sot në Asamble.

“Nga përfaqësuesit serb u kuptua një gjë se nuk e kanë hallin se nuk ekziston Asociacioni i komunave me shumicë serbe por se ekziston Kosova. E keni vërejt që shpeshherë i feroheshin Kosovo-Metohija. Të gjithë ata që thojnë Kosova-Metohija tregojnë se janë simpatizantë të Millosheqitt” deklaroi Kurti.

Ai tha se “nuk është në rregull’ të flitet për Asociacion pa folur për Marrëveshjen bazike’

“Nuk është në rregull të flasim për Asociacionin pa folur për ‘Marrëveshjen bazike’.

“Vendet që e kanë njohur Republikën e Kosovën nuk bën të mbajnë pozicion më poshtë se Dora Bakoyannis që vjen nga një vend që s’e ka njohur Koosvën.

Kryeministri Kurti garantoi që s’do të bëj asnjë hap që rrezikon sovranitetin e Kosovës.

“Unë sbëj hapa që rrezikojnë Kosovën, sovranitetin dhe kushtetueshmërinë e saj” tha Kurti raporton Gazeta Blic.

/Gazeta Blic/

Kurti direkt nga Strasburgu: Optimist për anëtarësim në muajin maj, do të angazhohemi që kjo të ndodhë