Lajme

Kurti ngushëllon familjen Latifi, falënderon institucionet për gjetjen e trupit të 33 vjeçarit në Ujman

07/29/2025 19:53
nga:G B

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për operacionin e FSK-së në liqenin e Ujmanit, për gjetjen e trupit e të riut që humbi jetën, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka falënderuar Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, Forcën e Sigurisë së Kosovës, Policinë e Kosovës, Shoqatën e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, Klubin e Zhytjes “Trepça” dhe KFOR-in për punën profesionale, përkushtimin për gjetjen e trupit të tij.

Kurti ka shprehur ngushëllime për familjen Latifi.

Postimi i tij i plotë:

Falënderoj Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, Forcën e Sigurisë së Kosovës, Policinë e Kosovës, Shoqatën e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, Klubin e Zhytjes “Trepça” dhe KFOR-in për punën profesionale, përkushtimin e jashtëzakonshëm dhe angazhimin e pareshtur deri në gjetjen e trupit të pajetë të Rrahim Latifit në liqenin e Ujmanit.

Familjes Latifi i shprehim ngushëllimet më të përzemërta dhe ju qëndrojmë pranë në këto momente të vështira për të ofruar gjithë mbështetjen tonë e për të ndarë me ta dhimbjen e madhe.