Lajme

​Kurti ngushëllon familjen e heroit Enver Zymberi

02/03/2022 19:31
nga:Y I

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka ngushëlluar familjen Zymberi për ndarjen nga jeta të Sevdije Zymberit, nënës së heroit Enver Zymberi.

“Jam thellësisht i pikëlluar nga lajmi për ndarjen nga jeta të Sevdje Zymberi, nënës së heroit Enver Zymberi. Në këto ditë të vështira për familjen, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Kur dhembja dhe mungesa e më të dashurve tuaj sa vjen e shtohet, shpresoj të gjeni forcën te kujtimet për zonjën Sevdije dhe të dashurit tuaj, Bacën Rremë e Enverin. Sakrifica dhe qëndresa e familjes suaj, mbeten frymëzim për të gjithë ata që punojnë e angazhohen për atdheun. Shpirtërisht jemi pranë Jush në këto ditë pikëllimi,” thuhet në telegram.

Polici Enver Zymberi ishte vrarë më 26 korrik 2011 gjatë një aksioni për shtrirjen e autoritetit në veri të Kosovës.