Kandidati i VV-së për kryeministër, Albin Kurti, ka mbajtur takim me mërgimtarët në Zvicër, raporton Gazeta Blic.
Ai ka thënë se mërgata është me zemër të madhe e bujare.
Postimi i tij i plotë:
Mërgata jonë me zemër të madhe e bujare. Dashurinë e kontributin për vendin e ka pa kushte. Shtyllë në kohë rezistence e lufte, motor zhvillimi në kohë paqe e shtetndërtimi, ajo është pjesë e pa ndashme e shtetit dhe kombit tonë. Bashkatdhetarë, bashkë për atdheun!


